Paragjykimi, Diskriminimi dhe Rëndësia e komunikimit

Në shkollën New York Basic Education, u organizuan aktivitetet me temë: Paragjykimi & Diskriminimi dhe Rëndësia e komunikimit.Takimi u organizua në sallën interaktive, me nxënësit e klasës III, IV dhe V nga psikologia e shkollës në bashkëpunim me stafin.Nxënësit u njohën me rëndësinë e komunikimit, llojet e komunikimit, dhe për marrëdhënien nxënës-mësues.
Më pas nxënësit shprehën mendimet e tyre dhe raportet që kanë me mësuesit dhe prindërit.Me klasën e IV u prezantua tema “Paragjykimi dhe Diskriminimi’.
Nxënësit u informuan mbi paragjykimet dhe llojet e diskriminimeve.Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që nxënësit të informoheshin dhe sensibilizoheshin. Takimi u mbyll me mesazhet:”Jemi të gjithë të ndryshëm, por me të drejta të barabarta””Bota që kemi krijuar është një produkt i mendimit tonë. Nuk mund të ndryshojmë botën pa ndryshuar mendimin”


