Zhvillojmë mësimin online – 24 Prill ’20

Një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm dhe padyshim, në formë!🏃⛹🤸
Për këtë mund të gjithë të ndiqni lëvizjet e akrobacisë te mësueses dhe nxënësve tanë për të dalë pak nga monotonia e përditshme! 🤗😊💪🤸
Sot ne lëndën e Diturisë së Natyrës, nxënësit e klasës së II u njohën me çelësat elektrike, funksionin dhe përdorimin e tyre. 💻📖📚
Sot në lëndën Edukim per Shoqerinë, nxënësit u njohën me rregullat në rrugë.
Për të qenë me të sigurtë të gjithë duhet të zbatojmë rregullat e qarkullimit rrugor. 💻📖📚
📚”Funksioni i edukimit është të mësojë dikë të mendojë intensivisht dhe të mendojë në mënyrë kritike. Inteligjencë plus karakter – ky është qëllimi i edukimit të vërtetë.”
Për këtë dhe shumë arsye të tjera, ne zgjedhim të bashkohemi me familjen e tonë të New York Basic Education!
Shumë nga arsyet se përse kanë zgjedhur shkollën tonë i sjellin të përbledhura në një video nxënësit tanë të dashur të klasës së VIII. 📹📚🔍
Sepse së bashku edukojmë dashurinë për dijen! 🎖️🏆👩🎓👨🎓
Në klasën e VII sot në lëndën e Matematikës nxënësit mësuan sesi të gjenim syprinën dhe perimetrin e figurave të përbëra. 💻📖📚
Klasa e V sot në Gjuhë Shqipe, u njoh me fjalinë dhe gjymtyrët e saj kryesore dytësore. Nxënësit punuan me kujdes ushtrimet dhe detyrat e klasës 💻📚📖
Në klasën e VII në lëndën TIK u zhvillua mësimi lidhur me përshtatjen e prezantimit në PowerPoint për printim. 💻📖📚
Klasa e VIII në lëndën e Gjeografisë u zhvillua tema:
“Azia Karakteristikat e pergjithshme”
U analizuan pozitat gjeografike, relievi, klima e hidrografia. 💻📖📚
Klasa e III zhvilloi sot përsëritjen e kuptimit rreth thyesave. Ata gjetën pjesët e një të tëre, bënë krahasimin e thyesave dhe formuan numrat e përzier. 💻📖📚
