Zhvillojmë mësimin online – 27 Prill ’20

Në orën e konsultimeve në lëndën e matematikës, klasa e V ka punuar një nga testet e VANAF-it të zhvilluar gjetë viteve të kaluara. Nxënësit krijuan një ide mbi mënyrën e hartimit të pyetjeve dhe mënyrën e vlerësimit me pikë të pyetjeve. 💻📚📖
Vijon mësimi online në Artin Pamor për klasën e VIII.
Tema: Origjina e artit
Nxënësit njohin dhe kuptojnë nxenesi që arti ka lindur bashkë me njeriun, etapat që ka evoluar arti në gjithë jetët njerezore. 💻📚📖
Vijon mësimi online në Artin Pamor për klasën e I.
Tema: Nata me yje e Van Gog
Nxënësit njihen me piktorë të mëdhenj botërorë.
Mësojnë si të përdorin ngjyrat e ndezura në punimet e Van Gog.
U orientuan edhe të imitojnë pikturën “Nata me yje”. 💻📚📖
Vijon mësimi online në Artin Pamor për klasën e II
Tema: Krijimi i qilimit me motive.
Nxënësit mësuan si të ndërtojnë me saktesi skicën e motiveve në një qilim. 💻📚📖
Vijon mësimi online në Artin Pamor për klasën e II.
Tema: Motivi popullor
Nxënësit njohin e dallojnë të veçantat e artit popullor shqiptar që e dallon atë nga popujt e tjerë. U njohën me llojshmërinë popullore, larminë e kombinimit të ngjyrave. 💻📚📖
Vijon mësimi online në Artin Pamor për klasën e VI.
Tema: Konstruksioni.
Nxënësi rrit imagjinatën krijuese duke punuar me materiale të riciklueshme. 💻📚📖
Sot me nxënësit e klasës së II-të, në lëndën e Gjuhës Shqipe u zhvillua mësimi me temë:
“Foljet me kuptim te kundert”
Nxënësit u njohën me antonimet dhe përdorimin e tyre. 💻📚📖
📚”Të gjithë fëmijët e nisin udhëtimin për në shkollë me mendje të ndritura, imagjinata të papërshkrueshme dhe dëshirë për të ndërmarrë iniciativa duke shprehur vetveten!”
Dhe këto e shumë elemente të tjera i gjejnë në New York Basic Education.
Vendi ku ata zgjedhin të bashkohen me familjen e tonë të madhe!
Shumë nga arsyet se përse kanë zgjedhur shkollën tonë i sjellin të përbledhura në një video nxënësit tanë të dashur të klasës së VIII, në projektin e zhvilluar në lëndën TIK. 💻📚📖
Vazhdojmë me temën mësimore:
Zmadhimi dhe zvogëlimi i figurave në lëndën e Matematikës në klasën e VIII.
Gjatë kësaj ore mësimore nxënësit morëm njohuri mbi zvogëlimin e figurave gjeometrike dhe punuam ushtrime mbi konceptet e tyre. 💻📚📖
Ditën e sotme, në klasën e VII, në lëndën e Fizikës nxënësit mësuan sesi kryhet levizja e planeteve në sistemin diellor. 💻📚📖
Një bashkëbisedim me psikologen dhe me nxënësit e klasës së VIII.
Si po i përjetojnë ditët e izolimit dhe cilat janë pasionet e tyre. Secili prej nxënësve tregoi për ditët e tyre. Një nga nxënësit, Enkeli na tregoi që kishte dëshirë të shkruante poezi. Dhe në ato momente ai krijoi një poezi me 4 vargje.
Në bisedën e ardhshme do diskutojmë rreth dëshirave dhe pasioneve të tyre. 💻📚📖
Nxënësit e klasës së VI, sot në orën e anglishtes eksploruan referencat për legjendat dhe mitologjinë në serinë e romaneve të autores J. K. Rowling, “Harry Potter”. 😊🤓⚡
Nxënesit lexuan jo vetëm për krijesat mitologjike që përmban Harry Potter por edhe per krijesa mitologjike te kulturave të vendeve të ndryshme. 📚💻📖
Fëmijëria ishte tema e mësimit për klasën e V në gjuhë shqipe. Ndamë mendime me njëri-tjetrin sesi fëmijëria është faza më e rëndësishme për formimin e personalitetit të individit.
💻📖📚
Klasa e IX në lëndën Historisë ka zhvilluar temën:
Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri gjatë viteve 1945- 1946. U anlizuan masat që mori PKSh për vendosjen e plotë të pushtetit të saj. 💻📖📚
Tema tjetër mësimore për klasën e VII në Gjeografi është:
Format e relievit.
U analizuan faktorët e brendshëm dhe të jashtëm dhe përhapjen gjeografike të formave të ndryshme të relievit në botë.
💻📖📚
Klasa e VII në lëndën e Gjeografisë
zhvilloi temën:
“Vullkanet’
U diskutua si janë krijuar, shkaqet dhe pasojat e tyre, dhe përhapjen gjeografike në botë.
💻📚📖


