Zhvillojmë mësimin online – 28 Prill ’20

📚”Edukimi i mendjes pa edukuar zemrën nuk është aspak arsim!”
Në New York Basic Education edukimi i fëmijëve është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë.
Është vendi ku nxënësit bashkohen me familjen e tonë të madhe!
Nxënësit e klasës së IX, në projektin e zhvilluar në lëndën TIK prezantojnë videon e tyre se pse kanë zgjedhur New York Basic Education. 💻📚📖
Sepse së bashku edukojmë dashurinë për dijen!
Konkursit tonë “Muzeu im” i erdhi fundi por ne vendosëm që ta risjellim në një tjetër mënyrë në faqen tonë.
Duke qenë se nxënësit tanë sollën një shumëllojshmëri objektesh mjaft interesante e me një histori të unike secila, i përmblodhëm të gjitha në një album 📖 ku mund t’i shihni sa herë të dëshironi!
🗿”Një objekt, qindra kujtime, një histori”
Tanimë copëzat e historisë të gjithsecilit prej jush, dhe familjarëve tuaj do të jenë pjesë e jona në këtë album të New York Basic Education!
Vijon mësimi online në Artin Pamor në klasën e VII.
Tema e trajtuar ishte:
“Rilindja, Baroku, Klasicizmi, Romantizmi”
Nxënësit njihen me këto periudha në shekullin 15, 16, 17, 18 dhe me përfaqësuesit kryesorë të tyre. Ata krijojnë një poster me veprat kryesore të periudhave. 💻📚📖
Vijon mësimi online në Artin Pamor në New York Basic Education.
Tema: “Vizatimi i një portreti”
Nxënësit njohin ecurinë e përdorimit të vijave për të vizatuar një portret.
Ata ndjekin me vëmendje tekniken e marrëdhënies që kanë proporcionet me njëra-tjetrën në tre etapa. 💻📚📖
Tema e sotme në Artin Pamor për klasën e V ishte:
“Perspektiva lineare”
Nxënësi mëson çfarë është perspektiva lineare, rregullat e ndërtimit të një objekti me shkallë zvogelimi drejt një pikë të vetme në qendër.
Ata u njohën dhe me librin e parë të perspektivës nga Leon Batista Alberti. 💻📚📖
Tema e mësimit që u zhvillua në lëndën e matematikës, klasa IV ishte:
“Përforcim njohurish “
Nxënësit zgjidhën ushtrime dhe problema të ndryshme duke kthyer njësitë e matjes tek njëra – tjetra.
Gjetën shumat, ndryshesat dhe pjesën e njësive të matjes. 📚💻📚
Në klasën e VII, në lëndën e Matematikës sot nxënësit mësuan sesi të gjenin vëllimin e trupave gjeometrike si kubi dhe kuboidi. 💻📚📖
Rregullat për t’u mbrojtur nga Covid-19 i tregojmë dhe në gjermanisht!
Nxënësja jonë, Elena Çoka nga klasa e VII na i shpjegon me anën e një posteri si të kujdesemi për shëndetin tonë!
😊👐😷💦
Nxenesit tanë të dashur të klasës së lll kanë realizuar projektin në lëndën e Qytetarise me temën:
“Qarkullimi rrugor ne qytetin tim”
Ata shpjegojnë bukur sinjalistikat vertikale dhe horizontale të vendosura në vendet përkatëse.
Kanë ndërtuar me shumë kujdes çdo objekt duke komentuar funksionin e tyre. 💻📚📖
Klasa e IX në Gjeografi ka zhvilluar temën:
“Kushtet natyrore te Rajonit juglindor te Shqiperise”
U analizuan pozicioni gjeografik, përbërja e shkëmbinjve, klima dhe hidrografia e rajonit. 💻📚📖
Fabula e Ezopit, “Ujku dhe gomari” ishte mësimi i sotëm në Gjuhë Shqipe për klasat e V.
Nxënësit analizuan personazhet e fabulës dhe nxorën mësimin e pjesës, si një mësim i vlefshëm për jetën e tyre reale.💻📚📖
Klasa e VII në Gjeografi ka zhvilluar temën:
“Tërmetet”
Si janë krijuar, shpërndarja gjeografike e tyre dhe pasojat. 💻📚📖
Nxënësit e klasës së IV, mësuan sot grupin e kryefjalës dhe kallëzuesit, dalluan fjalën bërthame të secilit grup dhe me pas analizuan ushtrimet e librit. 💻📖📚
Nxënësit e klasës së VII sot realizuan një përsëritje të njohurive të marra në modulin 7. Në Collaborate u diskutuan ushtrime mbi temat e trajtuara.
💻📚📖
Nxënësit e klasës së IX në lëndën e biologjisë filluan kapitullin e ri: Gjenetika dhe zbatimet e saj.
Tema e parë që zhvilluan është: Çfarë na bën të ndryshëm?
Nxënësit e klasës së IX sot në lëndën e biologjisë trajtuan temën: Gjenet
Ata kuptuan se trashëgimia e tipareve nga prindërit të pasardhësit realizohet përmes materialit gjenetik që ndodhet në bërthamën qelizore.
