Zhvillojmë mësimin online – 21 Prill ’20

Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Tema për ditën e sotme në Artin Pamor për klasën e III, ishte:
Simetria
Nxënësit u njohën me simetrinë natyrore dhe atë të krijuar nga njeriu. U orientuan si të ndërtojnë simetri me palosje, si të harmonizojnë figuracione dhe të krijojnë një dekoracion. 🎨💻📖📚👌😊
Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Tema për ditën e sotme në Artin Pamor për klasën e VII, ishte:
Prehistoria, antikiteti, mesjeta.
Nxënësit u njohën me periudhat e artit në të cilat ka ecur njerëzimi.
Krahason veprat e artit të periudhave duke parë evolimin e artit nga një periudhë në tjetër. 🎨💻📖📚👌😊
Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Tema për ditën e sotme në Artin Pamor për klasën e VIII, ishte:
Origjina e Artit
U njohën me etapat si ka evoluar arti në gjithë jetët njerëzore. Si e kanë shprehur artistët emocionin, imagjinatën e tyre në këto vepra. 🎨💻📖📚👌😊
Në klasën e IV në lëndën TIK sot mësuam sesi të komunikonim nëpërmjet internetit dhe sesi të hapnim një adresë e-mail-i. 💻📖📚
Në klasën e VII në lëndën e Matematikës sot nxënësit morën njohuri mbi gjetjen e perimetrit dhe syprinës së drejtkendeshit. 💻📖📚
Tema e mësimit për sot në lëndën Gjuhë Shqipe IV ishte:
“Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën” Nxënësit dalluan gjymtyrët kryesore dhe plotësuan me saktësi ushtrimet 💻📚📖
Sot në lëndën e Matematikës, nxënësit e klasës së II morën mësimin me temë: “Rreshtimet”
Formuan rreshtime me objekte të ndryshme dhe shkruan barazimet rreth tyre. 💻📖📚
Temat e mësimit që u zhvilluan sot në lëndën e Matematikës, klasa e V, ishin: Raporti . Krahasimi I pjesëve me të tërën.
Nxënësit mësuan të jepin kuptimin e raportit si një mënyrë për të krahasuar dy madhësi të ndryshme, të shkruajnë raportin e dy madhësive të ndryshme, të krahasojnë pjesët e raportit me të tërën dhe të shkruajnë si thyes raportin ndërmjet pjesëve me të tërën. 🌸🌸/ 🌼🌼🌼
Njohuritë mbi ngjyrat e mësuara gjatë këtyre javëve në gjuhën angleze, klasa e I e shprehu përmes nje recitimi.
Përveç përvetësimit të materialit , ata treguan edhe aftesi te shkëlqyera performuese.
Tema e parë e mësimit që u zhvillua me nxënësit e klasës së IV, lënda Matematikë ishte:
“Ushtrime dhe problema me njësitë e gjatësisë” 📚💻📚
Nxënësit e klasës së V në lëndën Gjuhë Shqipe, u njohën sot me:
Ndajfoljen dhe llojet e saj.
Bën dallimin e saj nga mbiemri dhe parafjala💻📚📖
Në lëndën e Gjeografisë me klasën e IX u zhvillua tema mësimore:
Trashëgimia natyrore e kulturore e rajonit verior- verilindor. 💻📖📚
