Zhvillojmë mësimin online – 17 Prill ’20

Ditën e sotme në lëndën Historisë, në klasën e VII, u zhvillua tema mësimore: Imperializmi dhe nacionalizmi i skajshëm
U analizua procesi i kolonializmit, militarizimit e nacionalizmit në fundin e shekullit të XIX. 💻📚📖
Me klasën e VIII, në lëndën e Gjeografisë u zhvillua ditën e sotme tema:
Afrika Nensahariane.
U diskutua për pozitën gjeografike, relievin, klimën dhe hidrografinë. 💻📚📖
“Ra si yll, po s ‘u shua”
Kjo ishte tema e mësimit për sot me nxënësit e klasës së V në lëndën Gjuhë Shqipe.
Nxënësit u njohën me figurën e Ismail Kadaresë dhe veprat e tij.
Në këtë poezi, nxënësit nxorën mesazhin e triumfit të jetës mbi vdekjen. 💻📚📖
Tema e mësimit që u zhvillua sot me nxënësit e klasës së V-t , lënda Tik ishte:
“Lundrimi i sigurt në internet”
Nxënësit mësuan të identifikojnë disa nga elementët e sigurisë në internet dhe te bëjnë kërkime në faqe të kontrolluara dhe të sigurta. 📧🦠💻
Ora e dytë në Gjuhë Shqipe V kishte temë kryesore: Legjenda.
Nxënësit u njohën me disa legjenda dhe analizuan elementet e legjendës së Apolonisë, si dhe dalluan elementet e vërteta të saj. 💻📖📚
Nxënësit e klasës së VI sot në lendën, Aftësim teknologjik.
Ata mësuan sesi të përdorin hekurin dhe të hekurosin.💻📖📚
Sot nxënësit e klasës së I u njohën me një shkronjë dhe tingull të ri.
Me shkronjën dhe tingullin “Zh”. Nxënësit lexuan përrallën dhe treguan se çfarë mësuan prej saj. 😄💻📖📚
Në klasën e VII sot në lëndën e Matematikës morën temën:
“Njësitë matëse të sipërfaqes”
Nxënësit mësuan sesi të kryejnë kthimin e tyre. 💻📚📖
Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Tema për ditën e sotme në Artin Pamor për klasën e II, ishte:
Kolazh me copa.
Nxënësit mësuan teknikën e kolazhit (ngjitjes), si realizohet me anë të materialeve të ndryshme mbi një sipërfaqe të caktuar me copa, letra, karton, fije apo dru. 🎨💻📖📚
Tema e mësimit që u zhvillua sot me nxënësit e klasës së IV-t, lënda matematikë ishte:
Problema me vëllimin e lëngjeve. Nxënësit zbatuan njohurit për njësitë e matjes së vëllimit të lëngjeve dhe gjetën vëllimin e lëngjeve në trupa të ndryshëm.
Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Tema për ditën e sotme në Artin Pamor për klasën e I, ishte:
Vazo zbukurimi (me dritëhije).
Nxenesit mësuan si të skicojnë sa më thjesht vazon me përdorimin e dritëhijes. 🎨💻📖📚👌😊
