Zhvillojmë mësimin online – 9 Prill ’20

Klasa e V, Lënda e Diturisë
Sot nxënësit e klasës së V të New York Basic Education zhvilluan në lëndën e diturisë mësimin me temë: Toka, Dielli dhe Hëna.
Përveç të tjerave ata u njohën dhe me forcat që ushtrojnë trupat qiellorë mbi njeri-tjetrin!🌏📝📖
Klasa e IV
Klasa e IV sot u njoh me gjymtyrën e dytë kryesore të fjalisë, siç është kallëzuesi.
Pas njohurive teorike, ata i zbatuan ato në ushtrimet e librit.
💻 📚 📖
Klasa e VI, lënda “Qytetari”
Klasa e VI lënda “Qytetari” ka zhvilluar temën: Tregtia dhe barrierat tregtare.
U analizua zhvillimi i tregtisë, importet dhe eksportet, barrierat, subvencionet , kuotat etj. 💻 📚 📖
Klasa e VII, Lënda TIK
Sot në klasën e VII në lëndën TIK u trajtua tema mësimore:
Ruajtja e prezantimit.
Gjatë kësaj ore nxënësit mësuan sesi të ruanin prezantimin e tyre në PowerPoint. 💻 📚 📖
