8 Prill – Dita Ndërkombëtare e Romëve
8 Prill Dita Ndërkombëtare e Romëve.Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të 4-të të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë i mbajtur në prill të vitit 1971.
Të bashkohemi të gjithë së bashku dhe të sensibilizohemi sa më shumë për t’i ndihmuar dhe përkrahur familjet Rome.Ti dhurojmë sa më shumë dashuri,buzëqeshje dhe ngrohtësi. Ti themi “STOP” diskriminimit por të bashkohemi të gjithë që dhe fëmijët Rom të gëzojnë të drejta të barabarta,të kenë mundësi të arsimohen dhe të ndjekin ëndërrat e tyre.
