Ekskursion në Parkun Kombëtar të Dajtit


Dëshira për të kaluar disa momente argëtuese brenda shoqërisë së klasës, nxiti nxënësit e klasës X-4 të zhvillonin një ekskursion në Parkun Kombëtar të Dajtit! Nxënësit kaluan kohë të çmuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mësuan të vlerësojnë natyrën dhe ajrin e pastër! Ngjitja me teleferik, shëtitja në natyrën e bukur të Dajtit si dhe lojërat në natyrë ishin mënyra më e mirë e argëtimit për të kaluar një ditë ndryshe së bashku.