Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve nga Abuzimi
- Categories Aktivitete Jashtë Shkollore
- Date April 17, 2023
Nxënësit e New York Schools, në lëndën e gjuhës shqipe, po realizojnë një sërë fushatash sensibilizuese për çështje që janë shumë të ndjeshme këto ditë. Një grup nxënësish të klasave 10-2, në kuadër të 4 Prillit, Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve nga Abuzimi, organizuan një aktivitet sensibilizues, duke ftuar anëtarët e shoqatës për mbrojtjen e shokëve katërkëmbë, të cilët folën për punën që ata bëjnë me kafshët e gjetura, duke u ofruar atyre strehim dhe ushqim. Një kontribut i veçantë i tyre shkon edhe për ndërgjegjësimin e të rinjve, për kujdesin dhe mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, si një detyrim moral dhe mision njerëzor i secilit prej nesh. Në fund nxënësit shpërndanë fletëpalosje, përmes të cilave u ndërmor iniciativa për ndihma ushqimore për këtë shoqatë.