Zhvillojmë mësimin online – 7 Prill ’20

Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Ditën e sotme me klasën e nëntë në lëndën e biologjisë u diskutua tema: Si lind dhe zhvillohet një teori e re shkencore?💻 📚 📖
Një nga temat e zhvilluara me klasën e nëntë të New York Basic Education në lëndën e biologjisë është: Përzgjedhja artificiale.
Nxënësit mësuan si realizohet përzgjedhja artificiale dhe rëndësinë e saj për shtimin e numrit të gjeneve të dobishme në një popullatë.📝📖📚
Në lëndën e Gjuhës Shqipe 4, nxënsit u njohën me pjesët kryesore te fjalisë. 💻 📚 📖
Klasa e IX në Gjeografi ka zhvilluar temën:
Ekonomia e rajonit perëndimor të Shqipërisë.
U analizuan zhvillimi i ekonomisë bujqësore, industriale, tregtisë, transportit e artizanatit. 💻 📚 📖
Ne mësojmë dhe argëtohemi!
Klasa e I në edukim fizik, tema:
“Lojra të ndryshme lëvizore”. 💻 📚 📖
Nxënësit e klasës së VI në orën e Anglishtes u njohën me: “Modal Verbs”. Ata mësuan përdorimin e tyre në fjali dhe funksionin që kryejnë këto folje. 💻 📚 📖
Sot nxënësit e klasës së II në orën e matematikës ,mësuan thyesat dhe arsyrtuan për zgjidhjen e situatave problemore. 💻 📚 📖
Në klasën e IV në lëndën TIK u zhvillua tema mësimore:
Kërkimi në internet.
Gjatë kësaj ore nxënësit u praktikuan sesi të kërkojnë informacione në internet. 💻📚📖
Vazhdon me sukses mësimi online me nxënësit e klases se VI të New Basic Education.
Sot me nxënësit u zhvillua mësimi në lëndën e Biologjisë me temë:
Si funksionojnë veshkat? 💻📚📖
Me nxënësit e klasë së V- të u zhvillua mësimi me temë:
Perimetri. Ushtrime me perimetrin . Nxënësit mësuan të gjenin perimetrin e shumëkëndshave të ndryshëm dhe të figurave të përbëra nga vija të lakuara.💻🧶📏📚
Në klasën e VII në lëndën e matematikës u zhvillua tema mësimore:
Ngjarjet e papajtueshme.
Gjatë kësaj ore mësimore nxënësit ishin mjaft të interesuar në marrjen e njohurive mbi probabalitetin. 💻📚📖
Në klasën e VII në lëndën e matematikës u zhvillua tema mësimore:
Vlerësimi i probabiliteve. 💻📚📖
Informacioni dhe rreziku në rrugë, kjo ishte tema e projektit për sot me nxënësit e klasës se V.
Ata u njohën me rrezikun në rrugë, vlerën informacionit rrugor, zbatimin e rregullave si këmbësorë dhe pasagjerë. 💻📚📖
Në klasën e VII në lëndën e matematikës u zhvillua tema mësimore:
Vlerësimi i probabiliteve. 💻 📚 📖
Ditën e sotme, nxënësit e klasës së VII, në Artin Pamor zhvilluan temën: Konstruksioni.
Nxënësit me anën e konstruksionit në Artet Pamore, mësuan se si të bashkojnë materiale të ndryshme që krijojnë një skulpturë.
U njohën me konstruksionet kubiste të Picasos dhe Gonzales.
Në ditët e sotme, konstruksioni bëhet me materiale të riciklueshme. 💻 📚 📖
Ditën e sotme, nxënësit e klasës së III, në Artin Pamor zhvilluan temën:
Modelim me plastelinë, brum dhe argjil.
Ata kuptuan teknikën e bërjes së një skulpture të thjeshtë me brumë.
Mësuan se si të respektonin përmasat e përgatitjes së lëndës së parë.
Gjithashtu u orientuan për bërjen e modeleve të ndryshme. 💻 📚 📖
Ditën e sotme, nxënësit e klasës së V, në Artin Pamor zhvilluan temën:
Natyrë e qetë. Buqetë me lule. Nxënësit mësuan se çfare është punimi në pikturë që quhet “natyrë e qetë” dhe zgjedh vetë vazon me lule artificiale si zbukurim ose vazo me lule natyrale.
Ditën e sotme, nxënësit e klasës së I, në Edukim Muzikor zhvilluan temën:
Tema: Tempi, shpejtësia e ritmit. Nxënësit mësuan se çfare është tempi, shpejtësia e ritmit.
Dalluan në dëgjime muzikore dhe këngë tempin. E shoqëruan atë me lëvizje trupore, me goditje, duar, shkopinj, zile, instrumenta lodër etj. 💻📚📖
Ditën e sotme, nxënësit e klasës së II, në Edukimin Muzikor zhvilluan temën:
“Këngë mjeshtri i vogël” (këngë të tjera).
Nxenesit mësuan të ndertojnë një tambur nga ora e kaluar, tani ndertuan dhe dy forma të tjera të ndryshme. Krijuan baterinë e thjeshtë, mbajtën ritmin duke dëgjuar këngën dhe këngë të tjera.
Në lëndën e Diturisë, nxënësit e klasës së III mësuan për “Shytjen dhe tërheqjen e objekteve”.
Si ndikojnë forcat tek objektet.
Nxënësit dhanë shembuj konkrete dhe përshkruan mënyren e lëvizjes së trupave në drejtime të ndryshme. 💻📚📖
