Zhvillojmë mësimin online – 6 Prill ’20

Në orën e gjuhës shqipe klasa e VI prezantoi projektin e tremujorit të dytë me temë:”Revista për fëmijë”
Ja si u prezantua nxënësja Sibel Shpata. 💻📖📚
Në klasën e parë, në lëndën e Abetares, nxënësit u njohën me një shkronjë dhe tingull të ri. Pas leximit të tekstit nxënësit punuan edhe me rubrikat e librit. 💻 📚 📖
Faleminderit për përkushtimin dhe seriozitetin tuaj vogëlushë!🌟🌟
Klasa e IX, në lëndën histori ka zhvilluar temën: Përfundimi i Luftës së Dytë Boterorë në Shqipëri dhe rrjedhojat e saj.
U analizuan zhvillimet politike -ushtarake në Shqipëri gjatë Verës 1944.
💻📚📖
Në lëndën e Gjuhës, në klasën e III u zhvilluan disa ushtrime rreth foljes.
Nxënësit dallojnë foljet dhe kohën e veprimit të tyre, si dhe ndërtojnë tekste me fjali në tre kohët e foljes. 💻📚📖
Klasa e VI, në lëndën e matematikës ka zhvilluar mësimin me temë : “Njësitë e gjatësisë, masës dhe vëllimit “. Nxënësit u njohën me njësitë e gjatësisë, masës , vëllimit dhe u zgjidhën problema nga jeta reale me përdorimin e tyre. ⚖️🧪📏
Nxënësit e klasës se III, në orën e Edukimit Fizik duke sjellë aktivitete të ndryshme në kushte shtëpie. 💪🏋️♂️♟️🤔
Projekt: Fati i Sundimtarit!
Ditën e sotme, nxënësit e klasës së V nxorën mesazhin në lëndën e Gjuhës Shqipe se fati vendoset nga një njeri vdekatar, i cili është njeri fare i zakonshëm.
Epikuri na njeh me shkencën dhe të vërtetat e saj, nëpërmjet fakteve të vërtetuara. 📚📖💻
Ditën e sotme u zhvillua mësimi online në Artin Pamor.
Klasa e II zhvilloi temën:
Lule nga natyra.
Nxënësit përdorën teknikën e akuarelit për të pikturuar lule nga natyra. Gjithashtu përdorën vija, forma, ngjyra dhe kuptuan diferencën midis llojit. Ata zgjodhën të realizonin lulet që u pëqenin nga natyra. 🌸🏵🌹🌻🌼
Ditën e sotme u zhvillua për klasën e VIII, Arti Pamor online në New York Basic Education.
Tema: Objektet e një qyteti.
Njihen nxënësit me punën që mund të bëj një arkitekt.
Nxënësi orientohet për të krijuar një moket të thjeshtë ndërtese 3D në miniaturë në forma të ndryshme sipas dëshirës.
Nxënësit përdorin elemente si letra, kartoni, ngjyra, kuti etj.
Nxënësi zgjedh modelin që i pëlqen.
