Dita botërore e Ujit
- Categories Aktivitete Jashtë Shkollore
- Date April 10, 2023

Në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, NYS organizoi një vizitë në impiantin e Bovillës me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta. Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të vizitonin laboratorin kimik dhe mikrobiologjik të pastrimit të ujit dhe të mësonin rreth proceseve të ndryshme që përfshihen në sigurimin e ujit të pastër dhe të sigurt për komunitetin tonë.
Vizita ishte një përvojë e çmuar arsimore për nxënësit tanë, të cilët fituan njohuri praktike rreth rëndësisë së trajtimit dhe pastrimit të ujit. Në fund të vizitës, nxënësit moren certifikata për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre.
You may also like
Inovatorët e së ardhmes në veprim!
13 May, 2025
Kampi Veror ne New York Schools
27 June, 2023
Pastrim mjedisor në Liqenin Artificial të Tiranës
23 June, 2023










