Zhvillojmë mësimin online – 2 Prill ’20

Vazhdon me sukses mësimi online me nxënësit e klasës së II-të në New York Basic Education .
Sot nxënësit mësuan zgjedhimin e foljes “kam” në kohën e shkuar dhe dalluan kur ajo përdoret si folje ndihmëse. 💻📖📚
Mbas mbylljes së periudhës së dytë, vazhdon me sukses mësimi me nxënësit e New York Basic Education.
Me klasën e V në lëndën e Diturisë zhvilluam temën: Sistemi ynë diellor. 💻📚📖
Në lëndën e gjuhës, në klasen e III u zhvilluan disa ushtrime rreth foljes.
Nxënësit dallojnë foljet dhe kohën e veprimit te tyre, si dhe ndërtojne tekste me fjali në tre kohët e foljes. 💻📚📖
Në gjuhën gjermane vaktet ditore zënë një vend të veçantë në të shkruar dhe në të folur.
Tema e sotme ishte pikërisht kjo e shoqëruar dhe me orën. 💻📖📚😊
Në klasën e VII sot në lëndën TIK u zhvillua tema mesimore:
“Përfshirja e imazheve dhe pjesëve muzikore në një prezantim”.
Nxënësit ishin mjaft të interesuar të mësonin sa më shumë mbi programin PowerPoint në mënyrë që prezantimet e ardhshme të projekteve të tyre të jenë sa më interesante. 💻📖📚
Ne nuk lëmë pa praktikuar edhe edukimin fizik që na mban në formë dhe zhvillon mendjen e trupin! 💪
Tema e mësimit e ditës së sotme në Edukim Fizik ishte: Pasimi i topit, në Futboll
Adrian, Ervin dhe Julian Xhemali e sollën kështu! ⚽🏃♂️
