Zhvillojmë mësimin online – 31 Mars ’20

Në lëndën TIK në klasën e IV sot u zhvillua tema mësimore:
“Kërkimi në internet”
Gjatë kësaj teme mësimore nxënësit mësuan sesi të kërkojne informacione të ndryshme në internet. 💻 📚 📖
Në New York Basic Education vazhdon me sukses mësimi online në lëndë të ndryshme.
Sot u zhvillua me klasat e IV lënda e historisë me temën e mësimit:
“Simbolet Kombëtare”
Nxënësit u njohën me Simbolet Kombëtare, ndryshimet qe ato kanë pësuar ndër vite. Vlerat e tyre për shtetin shqiptar. 💻 📚 📖
Klasa e III sot në orën e anglishtes, pasi u përsëritën njohuritë e marra u bë prezantimi i “Present Continuous”. Ushtrimet u zgjidhën në grup për të shmangur paqartësitë.
Little kids keep going. 💻 📚 📖
Nxënësit e klasës së IV- ët mësuan , si të krahasojnë numrat dhjetor dhe te gjenin midis cileve numra natyrore ndodhet nje numer dhjetor.
Suksese nxënës të dashur dhe faleminderit qe jeni pjesmarres te rregullt në çdo orë mesimi 📚👏👏👩💻
Sot u zhvillua online testi i matematikës me nxënësit e klasës së V-të. Nxënësit punuan të qetë dhe e mbaruan testin në kohë. Suksese të mëtejshme nxënësve ! 👏💻📝📚
Në lëndën Anglisht, klasa e katërt mësuam sot rregullat gramatikore të përdorimit te kohës së tashme të vazhduar – present continuous.
Nxënësit gjithashtu mësuan ndryshimin që pësojnë foljet në këtë kohë. 💻 📚 📖
Vazhdon me sukses mësimi online në NYBE. Sot nxënësit e klasës së I, në lëndën e Abetares u njohën me një shkronjë dhe tigull të ri.
Nxënësit bënë rrokëzimin e fjalëve të tekstit dhe plotësuan fjalët mungesore. 💻 📚 📖
Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Tema për ditën e sotme në Artin Pamor për klasën e I, ishte: Ritmi
Nxënësit u njohën me ritmin në jetë dhe në muzikë. Ritmet e thjeshta ekzekutimin e tyre duke u shoqëruar me një lodër të krijuar nga vetë nxënësi. Të japi shembuj me rrokjet e fjalëve sipas ritmeve të mësuara. 💻📚📖
Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Tema për ditën e sotme në Artin Pamor për klasën e VII, ishte: Derdhja
Me anën e këtij mësimi, nxënësi kupton derdhjen si proces të skulpturës dhe materialet në gjendje të lëngët që përdoren në format negative për të përftuar formën pozitive.
Krahason procesin e derdhjes me gdhendjen. 💻📚📖
Ne nuk lëmë pa praktikuar edhe edukimin fizik që na mban në formë dhe zhvillon mendjen e trupin! 💪
Tema e mësimit e ditës së sotme në Edukim Fizik ishte: Pasimi i topit, në Futboll
Rubin Doko kl e VI e solli kështu! ⚽🏃♂️
