Olimpiada ndërkombetare Owlypia

Nxënësit e klasave të 10-ta dhe 12-ta të NYS edhe këtë herë shkëlqyen në olimpiadën ndërkombetare të Owlypia. Nxënësit u përgatitën nga mësuese Marsila, e cila është dhe ambasadore e kësaj Olimpiade në Shqipëri. Në këtë olimpiadë në raundin lokal, në fushën e ‘Science’ me temë ‘Inovacioni’ nxënësit tanë u vlerësuan për sfidën ‘Knowledge and Impromtu’ si më poshtë:
Medalje Ari: Andia Jusufati dhe Seada Cakmashi;
Medalje Argjendi: Tea Kuci dhe Kaltra Hudhra;
Medalje Bronxi: Alisia Dalipi, Arsja Mullaj, Angjelo Gjovashi dhe Darti Sala;
Darti Sala – çmimi i debatuesit me të mirë;
Andia Jusufati ndër 5 performuesit më të mirë me dy medalje ari;
Grupi ‘Science 1’ i Andia Jusufati, Darti Sala dhe Alisia Dalipi me medalje ari. Nxënesja Juna Koçiaj me çmimin e performancës së shkëlqyer në sfidën e Hoo’s got talent. Nxënësit tanë konkurruan me nxënës nga shtete si Turqia, Algjeria, Nigeria, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nxënësit do të jenë pjesë dhe e vazhdimësisë së olimpiadës në raundet online.
Suksese të gjithëve!








