Zhvillojmë mësimin online – 23 Mars ’20

Klasa e VI në vijimesin e mesimit online , në lëndën e matematikes zhvilloi temen : Zhvendosja paralele dhe pasqyrimi. 📚👩🏻💻📚
Vijon mësimi për klasat e treta online.
Tema për lëndën ART PAMOR është: ‘Krijojmë bizhuteri’
Nxënësit u njohën me temën, dhe përdorën forma dekorime efektet e teknikekës me makarona për të krijuar bizhuteri. Morën tre-katër forma makaronash me vrima. Bën ngjyrosjen e tyre dhe përdorën sa ngjyra dëshiruan. Më pas ata harmonizuan sipas dëshirës format me pe dhe gjilpërë.
Vijon mësimi online në New York Basic Education.
Tema për klasat e dyta në lëndën Edukim Muzikor është:
‘Imitojmë me instrumenta tinguj nga natyra’
Imitimet e tingujve natyrorë nxënësi orientohet t’i realizojë në shtëpi me instrumente lodër ose origjinale si: piano, organo, fyell, fryrese etj.
Imitimet bëhen dhe me zërin e tyre në formën e një konkursi me familjarët. Nxënësi orinetohet të krijojë një instrument me goditje (tambur.
Elementët që do përdorë janë: kavanoz, fije, qeskë e zakonshme dhe dy lapsa. 💻📖📚
Mësimi online po bëhet gjithmonë e më interesant në New York Basic Education.
Tema për klasën e parë në lëndën ‘Edukim Muzikor’ është:
‘Këngët më të bukura’ 🥁🎻🎺🎹🎷
Janë mësuar deri tani rreth dhjetë këngë dhe lojra muzikore. Përzgjidhen pesë më të mirat me tematikë patriotike, familjare, duke realizuar lojë muzikore.
Nxënësit orientohen për t’i rikujtuar ato duke i shoqëruar këto këngë edhe nga YouTube. 🎶🎵
Të këndojnë dy këngë me familjarët si: ‘Himni i flamurit’, ‘Duam më shumë Shqipërinë’. 💻 📚 📖
Vijon mësimi online me nxënësit e klasës së VI-të, në lëndën e matematikës.Tema e trajtuar është: Rrotullimi.
Nxënësit u njohën me temën, dhe mësuan si të rrotullojnë një figurë sipas një qendre rrotullimi, këndi dhe drejtimi. 📕📐📏📘
