Dita e të drejtave të fëmijëve

Në kuadër të “Ditës së të drejtave të fëmijëve”, nxënësit e Shkollës së New York Tiranë nga klasa e parë deri në të 9-tën së bashku me drejtorët e shkollës dhe stafin e shkollës mblodhën një fushatë donacionesh për të ndihmuar shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Nxënësit tanë mblodhën libra, rroba, sende shkollore dhe disa mallra thelbësore të nevojshme për fëmijët në nevojë👚🎒 📚.
Duam të falënderojmë drejtorin e institucionit për pritjen e ngrohtë dhe që na dha mundësinë të takohemi dhe të bisedojmë miqësisht me fëmijët.
Dashuria dhe kujdesi nuk kushtëzohen, prandaj duhet të na ofrohet të gjithëve në mënyrë të barabartë. Ndiejmë një kënaqësi të madhe kur shohim nxënësit tanë që iniciojnë fushata të tilla për fëmijët nga fëmijët!



