Zhvillojmë mësimin online – 20 Mars ’20

Klasa e VII sot në lëndën e historisë do të zhvillojë temën: Fillesat e demokracisë liberale në Britaninë e Madhe
U diskutuan gjendja ekonomike dhe politike në Angli në shekullin e XIX, si dhe arritjet e Anglisë gjatë drejtimit të mbretëreshës Viktoria. 💻 📚 📖
Me klasën e 9-të në lëndën e gjeografisë u zhvillua tema mësimore: “Ultësira përëndimore dhe pjesët përbërëse të saj”.
Në klasën virtuale u diskutua për ndërtimin gjeologjik, relievin, klimën, hidrografinë, florën, faunën dhe pjesët përbërëse të Ultësirës Perëndimore. 💻📖📚
Nxënësit e klasës së IV në orën e Anglishtes u njohë me mjetet e ndryshme të transportit. Ata u njohën dhe praktikuan fjalorin e nevojshëm për transportin me anë të nje Brainstorm Activity, duke vaxhduar më tej me njohuritë e nevojshme per të shprehur dëshirat e tyre “I would like to…”. 💻📖📚
Sot me nxënësit e klasës V diskutuam si mund ta kalojmë kohën e lirë.Secili nxënës tregoi se përveç detyrave dhe mësimeve,kohën e lirë e kalojnë duke parë film, dëgjuar muzikë apo duke luajtur me lojëra të ndryshme. Për nxënësit kisha zhvilluar një kuiz me 10 pyetje. Kush përgjigjej saktë fitonte 3 pikë. Më pas nxënësve iu tregova që të jenë kreativë, të krijojnë lojëra të ndryshme në kushte shtëpie duke përdorur dhe imagjinatën.
Të gjithë së bashku me moton “ unë rri në shtëpi” do ia dalim. 🤗📚📖💻

Mësimi po vazhdon rregullisht në shkollën “ New York Basic Education”.
Sot në lëndën e Biologjisë, nxënësit e klasës së nëntë u njohën me temën: Mbrojtja e pyjeve.
Në videon e mëposhtme tregohet zhvillimi i orës mësimore… 📚💻📖
Klasa e tretë në orën e Anglishtes.
Sot kishim temë gramatikore:
“Demonstrative pronouns”
Ask and answer: “Do you like…?
Materiali u dërgua me video dhe power point.
Zbatimi praktik u realizua nëpërmjet videocaliing. 😊💻📚📖
Sot nxënësit në lëndën e qytetarisë per klasen e III, mësuan se rrugët janë të ndryshme për këmbësore, makina dhe biçikleta. Përvetësuan shumë rregulla të qarkullimit rrugor dhe i vizatuan me tabelat përkatëse 🚫🚳🚭🚷🚸Mësimi vijon më së miri online bashkë me fëmijët tanë të përkushtuar! 😊
Dituria ne klasen e III për sot kishte temën: Materialet magnetike.
Nxënësit mësuan për vetitë e magnetit dhe pasi bënë disa prova me magnet dolën në konkluzionin se ka materiale magnetike dhe jomagnetike.
Magneti tërheq trupat prej metali të cilat i ndan nga trupat e tjerë. 💻 📚 📖
Sot nxënësit e klasës së III kishin lëvizje të ndryshme sportive manipulative të shoqëruar me melodinë e këngës “Baresha”.
Ata arriten të bënin levizjet e gjymtyrëve bukur dhe në ritmin e melodisë. 💃🕺🎶🎵
Mësimi “Piktura dhe fotografia” kl e VII. Për të paraqitur stinën e pranverës poeti zgjedh fjalët e duhura duke i lidhur me njëra -tjetrën. 🌿🌷
Piktori zgjedh ngjyrat e duhura,duke i kombinuar me njëra- tjetrën, kompozitori zgjedh notat e duhura muzikore. 🎶🎵
Duke i pranëvënë me njëra-tjetrën.
Le të shohim si e paraqesin natyrën në stinë të ndryshme nxënësot e klasës së shtatë nën tingujt muzikorë të veprës “Katër stinët” të Vivaldit dhe vargjeve të poetëve tanë. 🥀🍃🌿🌷
Sot në orën e gjuhës në klasën e II-të nxënësit zhvilluan mësimin me temë:
“Krahasojmë personazhet e fabulave”
Nxënësit përshkruan cilesitë e karakterit të personazheve duke i vendosur ato në një peshore.
Kështu ata nëpërmjet krahasimit kuptuan se cili nga 2 personazhet ka vlera dhe cilit do të donin t’i ngjanin në jetën e tyre. 💻 📚 📖
Në orën e dytë për klasën e II, nxënësit përdorën foljen “jam” duke u ndihmuar nga fjalët që tregojnë kohë.
Zgjedhuan atë në kohën e shkuar, të tashme dhe të ardhme. 💻📚📖
Në lëndën Dituri Natyre për klasën e II, nxënësit zhvilluan veprimtarinë me temë:”Hijet”. Krijuan me duar figura në mur dhe përforcuan idenë se kur drita ndërpritet, formohet hije, pasi nuk kalon dritë nëpër objektin që e ka bllokuar atë. 💡🕯️🔎📖💻📚
Në lëndën TIK në klasën e IX u trajtua tema: Sistemi Binar.
Nxënësit ishin shumë të interesuar mbi këtë temë, gjë e cila u vu re në angazhimin e punimit të detyrave. 💻📚📖
Klasa e VII sot zhvilloi matematikë mësim në temat mësimore:
1- Përsëritje.
2- Sistemi 12-orësh dhe 24-orësh.
Gjatë këtyre oreve nxënësit paraqitën detyrat e shtepisë dhe punuan ushtrimet e librit. 💻 📚 📖















