Zhvillojmë mësimin online – 19 Mars ’20

Klasa e 6 në lëndën e qytetarisë do të zhvillojë mësimin me temë: Të jemi tolerant. Do të diskutojmë për tolerancën si një nga virtytet kryesore të njeriut që çon në zgjidhjen e konflikteve dhe që duhet të na drejtojë në jetën tonë sot. 💻 📚 📖
Tema e ditës së sotme për lëndën e gjuhës është, “Verorja”. U njohën nxënësit me historikun e verores, një zbukurim për fëmijët dhe me traditën shqiptare për kremtimin e kësaj feste. Nxënësit bënë gjithashtu edhe një verore si shenjë fati, sipas stërgjyshërve dhe e vendosën në dorë. 💻 📚 📖
Tema për sot në gjuhë është: “Kënga e bletëve”. Nxënësit mësuan për jetën e bletës dhe për rëndësinë e saj në shëndetin e njeriut. Ata interpretuan bukur këngën e bletezave punëtore. 🐝🐝🐝
Temat e mësimit për sot në gjuhën shqipe 4: Folja në kohën e kryer të thjeshtë dhe Drejtshkrimi i foljes në kohën e kryer të thjeshtë. Pas dëgjimit të videos, nxënësit i plotësuan ushtrimet së bashku me mua në video call 💻📚📖
Klasa e 8 lënda: Qytetari
Sot zhvilluam temën mësimore: Kundër varferisë. Diskutuam çfarë është varfëria, shkaqet dhe pasojat e këtij fenomeni që shkakton humbje njerëzore dhe rolin e Organizatave Ndërkombëtare si OKB dhe Banka Botërore për të ndihmuar njerezit në nevojë. 🏧💷💶💰
Sot kemi 2 ore gjuhë. Tema që kemi sot është fabula:” Breshka dhe lepuri”.
Fëmijët u njohën me fabulën pasi e lexuan, plotesuan rubrikat e tekstit dhe nxirrni mesazhin. Në orën e dytë do të punuam bashkë një diagram Veni.💻📚📖
Në lëndën e historisë për klasën e 8 kemi zhvilluar temën: Si ndikoi ekonomia në mënyrën e jetesës së popujve pas Luftës së Dytë Botërore. U diskutuan sektorët e ekonomisë, modelet e zhvillimit ekonomik, rritja e zhvillimi i qytetevev si dhe tiparet e Revolucionit Bujqësor. 📚📖💻
Puna vazhdon me nxënësit e klasës së VII në lëndën e gjuhës angleze.
Sot bëmë shpjegimin e gramatikës. Format e ndryshme të kohës së ardhme si dhe prezantimin me fjalitë kushtore. U punuan shembuj të veçantë për çdo koncept e u shpjeguan rastet e veçanta. Puna e pavarur vazhdon në shtëpi 💻📖📚
Sot në lendën TIK në klasën e VII u zhvillua tema: Komunikimi në internet.
Gjatë kësaj ore nxënësit paraqitën ide dhe punime të ndryshme mbi komunikimin nëpërmjet internetit. 💻📚📖
Sot me klasën e IX përveç temës mësimore:” Veprime me Sprajt”
janë marrë njohuri mbi kodimin ku janë zhvilluar edhe ushtrime mbi këto njohuri. Nxënësit ishin shumë të angazhuar mbi këto tema, gjë e cila u vu re nga interesi i punimit të ushtrimeve dhe detyrave që iu ngarkuan. 💻📚📖
Një fragment nga zhvillimi i mësimit në lëndën e matematikës me nxënësit e klasës së V-të. Duke përdorur programin ‘Collaborate’, nxënësit, pasi dëgjuan mësimin, punuan të pavarur me detyrat e klasës dhe në fund arsyetuan zgjidhjen e tyre .👨💻🗒📚✏👩🏻💻
Ditën e sotme, klasa e parë zhvilloi 2 orë Abetare dhe 1 orë Edukim për Shoqerinë.
Në lëndën e Abetares fëmijet u njohën me tingullin dhe shkronjën C të shtypit.
Në fillim të orës, nxënësit u njohën me personazhin e kësaj teme. Më pas u bë leximi dhe plotësimi i fjalëve që mungonin, rrokëzimi i fjalëve dhe bashkimi i rrokjeve për të formuar fjalë.👦👧
Ndërsa në Edukimin për Shoqerinë, nxënësit u njohën dhe biseduan për rregullat në klasë dhe në shtëpi. 💻📚📖🙋♂️🙋♀️
Sot nxënësit në orën e matematikës u njohën me temën: “Dyfishimi i numrave”.
Nxënësit përcaktuan dhjetëshet dhe njëshet e numrave dyshifrore si dhe arsyetuan për dyfishimin e tyre.
Krijuan situata të thjeshta problemore me dyfishim të numrave. 💻📖📚
Në orën e gjuhës për klasën e II, nxënësit nxorën të veçantat dhe të përbashkëtat e personazheve përmes diagramit të Venit. 💻📚📖🙋♂️👩💻









