Zhvillojmë mësimin online – 18 Mars ’20

Po zhvillojme temën e ditës në lëndën e matematikës. Piktogrami
Nxënësit mësuan se piktogrami është një simbol ose foto që paraqet që paraqet një ide ose disa të dhëna. Ata arritën të ndërtonin piktogramet e tyre me disa shembuj si leximi i librave në një jave. 💻📚📖
Sot në lëndën e qytetarisë për klasën e VII kemi temën: Parimet e qeverisjes demokratike në komunitetin e vendin tonë. Do të diskutojmë kur, ku dhe si lindi demokracia. Tiparet e një shteti demokratik dhe parimet e qeverisjes demokratike. 📖📚💻
Lënda e gjuhës për sot ka temën,: “Fluturon flutura e kaltër”. Nxënësit u njohën me mënyrën se si autori e krahason fluturën me ëndrrën. Nxënësit e përshkruan dhe e vizatuan bukur fluturën në lulet e livadhit.
Tema e ditës në matematikë është,
“Renditja, rrumbullakimi dhe krahasimi i numrave.
Nx. mësuan renditjen e numrave nga më i vogli te më i madhi dhe e kundërta. Bënë rrumbullakimin sipas 10-shes dhe 100-shes më të afërt. Kanë bërë krahasimet e numrave duke përdorur shenjat e mosbarazimit < >
Klasa e 5 në lëndën e historisë ka zhvilluar temën : Ekonomia dhe shoqëria në qyteterimet e lashta. Në këtë temë do të mësojmë për qytetërimet e lashta të Egjiptit, Kinës, Indisë, Mesopotamisë, Greqisë e Romës. U diskutua për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë e tregtisë.
Ora e Anglishtes për klasën e pestë vazhdoi sot me detyrën e portofolit me temë: “Festivals and Celebrations”.
Nxënësit u njohën me festën “St. Patrick’s Day” e cila festohet në Irlandë më datë 17 Mars dhe diskutuan për festa të ngjashme në vendin tonë si “Dita e Verës”. 💻📖📚
Vazhdon mësimi online me klasat e New York Basic Education.
Sot me klasën e tetë ishte përcaktuar zhvillimin i një ore të veçantë: Takim me një kardiolog. Në pamundësi të realizimit të këtij takimi,
nxënësve iu dërgua informacioni me anë materialeve në Powerpoint si dhe disa videove shpjeguese. Ata morën njohuri shtesë për sistemin e qarkullimit të gjakut, sëmundjet që prekin zemrën, por edhe si të kujdesen për shëndetin e zemrës. 💻 📚📖
Një pjesë e shkëputur nga zhvillimi i një orë mësimi me klasën e shtatë të New York Basic Education.
Kjo orë u zhvillua në Skype ku nxënësit kishin mundësi të pyeteshin për mësimin e klauar dhe të realizonin prezantimet e projekteve. 💻📚📖
