Zhvillojmë mësimin online – 17 Mars ’20

Sot me nxënësit e klasës së IV të New York Basic Education u zhvillua ora mësimore online në lëndën TIK.
Tema mësimore:
▪️Ç’ështe interneti
▪️Faqet Web dhe websajtet
▪️Shfletuesit e internetit 📖📚💻
Klasa e nëntë e shkollës “New York Basic Education” vijon procesin mësimor njësoj sikur të ishte duke shkuar në shkollë.
Të gjithë nxënësit janë duke zhvilluar konsultime në lëndët Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë angleze për një rezultat më të mirë në Provimet e Lirimit, ndërkohë që procesi mësimor vijon i rregullt.
Falenderimi ju shkon nxënësve të cilët po vazhdojnë të angazhohen edhe në konsultime të lëndëve të tjera për konkurset që i presin kur të rikthehen në shkollë.
Faleminderit nxënës që i jepni kuptim punes së mësuesve tuaj, me dëshirën e mire dhe vullnetin për të mësuar! 💻📚📖
Sot me nxënësit e klasës VIII dhe IX-të diskutuam për temën: Si të menaxhojmë stresin.
Disa nga teknikat qetësuese janë:
Menaxhimi dhe organizimi i kohës
Thuaji ‘stop’ memdimeve që ju shkaktojnë stres
Meditimi, ushtrime imagjinare
Dëgjo muzikë qetësuese
Pozitiviteti dashuria dhe buzeqeshja duhet të na shoqërojë gjatë gjithë kohës
Dhe kur jemi të lodhur apo te mërzitur, ta kalojmë me një buzëqeshje.📖📚💻
Klasa e VII sot zhvilloi mësim në temat mësimore:
1- Ndarja në një raport të caktuar.
2- Përdorimi i përpjestimit të drejtë.
Gjatë këtyre orëve nxënësit paraqitën detyrat e shtëpisë dhe punuan ushtrimet e librit💻📚📖
Foljet modale zënë një vend të rëndësishëm në mësimin e gjuhës gjermane. Në këtë video mund të mësoni si t’i përdorni foljet në fjali.
Klasa e 4-t, lënda: Gjuhë shqipe. Shpjegimi i temës!
Folja në kohën e tashme, nxënësit u orientuan nëpërmjet videos dhe njohurive të përmbledhura që ata kanë për foljen.📖📚💻
Tema: Apostrofi te përmeri pyetës. Lënda: Gjuhë shqipe, klasa V. Nxënësit përforcuan sot edhe më shumë njohuritë e tyre në lidhje me përemrin pyetes dhe rastet e përdorimit të apostrofit.
Në dy orët e mësimit të zhvilluar me klasën e V- të, në lëndën e matematikës u zhvilluan temat:
1. Çifte numrash dhjetorë që japin shumën 10. 2. Shumëzimi i një numri dhjetor me një numër natyror. Mesimi u zhvillua në dy grupe. Grupi i parë nëpërmjet aplikacionit ZOOM, në formë bashkëbisedimi. Grupi i dytë me videocall në wapp. Nxënësve ju është nisur një përmbledhje e mësimeve në Powerpoint dhe detyra shtesë nga matematika 5+ . 🧮📚✏💻
Flasim për fabulat, cilësitë që u vishen kafshëve në këto përralla, morali që nxjerrim ne si lexues. Klasa 4, lënda: Gjuhë shqipe. 💻📚📖
Thellimi i njohurive mbi konceptet e ndryshme te përvetësuara ne lëndën e Anglishtes vazhdoi sot me klasën e VI nëpërmjet nje prezantimi ne PowerPoint. Materiali i pergatitur përfshin njohurite e reja, punën praktike si edhe detyrën e shtëpisë per nxënësit. 💻📚📖




