‘Trashëgimia kulturore europiane’

Në ambjentet e Nybe, në ajrin e pastër të Dajtit u zhvillua projekti me temë: ‘Trashëgimia kulturore europiane’.
Nxënësit e ciklit fillor dhe 9 vjeçar bashkë me mësuesit organizuan një ekspozitë me punime, postera dhe objekte të trashëgimisë kulturore të vendeve europiane.
Në sallën interaktive u shfaqen punimet me slide, projekte e prezantime nga klasat 6, 7, 8,9. Nxënësit e ciklit fillor organizuan një koncert me këngë, dialogje në gjuhët gjermane dhe angleze. U prezantua nga klasa e katërt dramatizimi “Gjigandi i akullit”. ![]()
![]()








