”Dita Botërore e Personave me Aftësi Ndryshe”

Në kuadër të datës 3 Dhjetor, ”Ditës Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe”, shkolla ”New York Basic Education” mirëpriti drejtues dhe nxënës të ”Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë”.
Në aktivitet nxënësit e shkollës sonë prezantuan dy tema mjaft interesante kushtuar gjuhës së shenjave dhe problematikave me të cilat këta fëmijë përballen çdo ditë, si dhe një ekspozitë me punime të ndryshme kushtuar kësaj dite.
Në takim drejtoresha e Institutit znj. Azbie Ramaj na prezantoi mënyrën sesi kjo shkollë funksionon si dhe sfidat e punës së gjithë stafit.
Në vijim nxënësit e të dy shkollave ndanë eksperiencat e tyre nëpërmjet pyetjeve-përgjigjeve.
Në përfundim nxënësit e Institutit morën një dhuratë simbolike nga Z. Mehmet Isiker, si dhe u ftuan në një koktejl.
FALEMINDERIT QË JENI FRYMËZIM PËR SECILIN DHE TË GJITHË NE!FALEMINDERIT QË NA TREGUAT SE PAAFTËSITË QË TË GJITHË NE KEMI MUND TË BËHEN SUPERFUQITË TONA!










