Dramatizim “Vilhelm Teli” | Friedrich Schiller!

Sot, klasa e VI realizoi dramatizimin me temë: ” Vilhelm Teli” të autorit gjerman, Friedrich Schiller! Një shfaqje sa fantastike, po aq edhe dramatike, realizuar mjeshtërisht nga aktorët e klasës së 6, të cilët u futën në lëkurën e aktorit duke përfaqësuar kështu, Geslerin, një sundimtar mizor dhe të pashpirt, i cili e detyron Vilhelm Telin, një malësor të lirë, paqësor të qëllojë mbi të birin e tij, Valterin.
Valteri, edhe pse fëmijë, shfaqet me besim shumë të lartë te babi i tij dhe e nxit atë të qëllojë mbi kokën e tij. Valteri nuk gaboi, pasi babi i tij u tregua një harkëtar shumë i zoti dhe qëlloi mollën, jo të birin. Në fund të shfaqjes nxënësit nxorën mesazhin: Forca e njeriut nuk varet nga pozita shoqërore, por nga karakteri dhe shpirtmirësia e tij. Shfaqja u duartrokit me brohoritje, për të dhënë triumfin e jetës mbi vdekjen. ![]()









