Strategjia kundra bullizmit

Më datë 16 Nentor, u zhvillua aktiviteti me nxënësit e klasës së 9-të, në kuadër të strategjisë kundra bullizmit. Pas prezantimit me power point, kaluam në një diskutim të lirë, ku secili shprehu mendimet e tij.
Është shumë e rëndësishme që bullizmi të luftohet dhe nxënësit të ndërgjegjësohen për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për të luftuar dhe për t’i thënë “STOP BULLIZMIT”, që është i pranishëm në jetën e gjithësecilit prej nesh në forma të ndryshme, e veçanërisht në moshat shkollore.
Mesazhi i nxënësve:Askush nuk ka të drejtë të na gjykojë, edhe pse jemi të ndryshëm, kemi të drejta të barabarta dhe të gjithë duhet ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin.STOP “BULLIZMIT”














