Zhvillojmë mësimin online – 15 Prill ’20

Klasa e II-të, Lënda e Edukimit
Nxënësit e klasës së II-të, sot në lëndën e Edukimit për shoqërinë u njohën me temën:
“Rregullat për të ecur nëpër qytet”. Punuan me pasion rubrikat dhe treguan pse shenjat të ndihmojnë të jesh i sigurtë në rrugë. 💻📖 📚
Klasa e VIII, Lënda e matematikës
Në klasën e VIII, në lëndën e matematikës nxënësit punuan me mjaft interes ushtrimet mbi përsëritjen e temave që kishin marrë në lidhje me probabilitetin. 💻📖📚
Historis: Klasa e V
Tema në lëndën e Historisë për klasën e V është:
Ekonomia dhe shoqëria ne qytetërimet e lashta.
Me nxënësit u analizuan zhvillimi i bujqësisë, zejtarisë dhe tregtisë. 💻📖📚
Anglisht: Klasa e VII
Mësimi online zhvillohet më mirë me anën e Collaborate.
Sot në orën e Anglishtes për klasën e VII , zhvilluam analizuam modelin e dhënë, diskutojmë mbi strukturën dhe shkruajmë nje raport mbi temën. 💻📖📚
Klasa e IV, Lënda matematikë
Tema e parë e mësimit që u zhvillua me nxënësit e klasës së IV, lënda matematikë ishte:
“Ushtrime dhe problema me njësitë e gjatësisë” 📚💻📚
Klasa e VII: Lënda e Biologjisë
Vijon me sukses mësimi online në New York Basic Education.
Ditën e sotme me klasën e VII në lëndën e Biologjisë u zhvillua tema:
Llojet dhe llojshmëria e tyre 💻 📚 📖
Lënda e Matematikës: Klasa e IX
Vazhdojne edhe konsultimet online ne lëndën e Matematikës për klasën e IX, në New York Basic Education.
Studiojmë, mësojmë dhe edukohemi çdo ditë! 💻📖📚


