Zhvillojmë mësimin online – 10 Prill ’20

Klasa e III, Lënda e Diturisë
Nxënësit e klasës së III sot në lëndën e Diturise provuan ndryshimin e formës materiale duke ndërtuar sende të ndryshme.
Në vend të baltës, përdorën brumin dhe me mjeshtëri arritën të realizonin objektin e preferuar. 😊👌
Lëndën e matematikës, IV
Tema e radhës në lëndën e matematikës IV, që u trajtua sot ishte “ Përforcim njohurish për thyesat dhjetore dhe numrat dhjetorë” . Suksese nxënës të dashur ! 🖥📚👏
Lënda e matematikës, Klasa e IX
Vazhdojnë edhe konsultimet online në lëndën e matematikës në klasën e IX në New York Basic Education. 💻📚📖
Klasës e I
Edhe më të vegjlit e shkollës NYBE vazhdojnë me sukses mësimin online.
Ditën e djeshme vogëlushët e klasës së I u njohën me një shkronjë dhe tingull të ri.
Shkronjën dhe tingullin X.
Suksese vogëlushë! 🌟🌟🌟
Klasa e VII, Lënda e Matematikës
Në klasën e VII në lëndën e Matematikës sot nxënësit morën njohuri mbi temën mësimore:
Pasqyrimi i figurave.
Gjatë kësaj ore ata mësuan sesi të ndërtojnë shembellimin e figurave dypërmasore.
Klasa e dytë
Sot nxënësit e klasës së dytë u njohën me zgjedhimin e foljes “kam” në kohën e shkuar dhe të ardhme.
Mësuan ta përshtatin në fjali sipas vetes dhe numrit. 💻📚📖
Klasa III, Lënda e Qytetarisë
Klasa III në lëndën e Qytetarisë ka zhvilluar temën: Unë bëj zgjedhjet e duhura.
Nxënësit mësuan për rreziqet e mundshme në rrugë.
Ata argumentuan shkaqet dhe pasojat e veprimeve të pasigurta në rrugë. 💻 📚 📖
Klasa e V
Tema e mësimit për sot me klasën e V, dallimi mes tekstit shkencor dhe atij letrar.
Nxënësit u njohën me dallimet mes tyre dhe argumentuan zgjidhjet në libër, tiparet e secilit tekst. 💻📚📖
Klasa e VIII, Gjeografi
Klasa e VIII në Gjeografi ka zhvilluar temën mësimore: Afrika veriore dhe Azia Jugperëndimore.
U analizuan veçoritë e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik.
💻📖📚
