Zhvillojmë mësimin online – 16 Mars ’20

Pyetjet për shëndetin, mësimin online, së bashku me klasën e V, i qartësuam dhe i zbuluam nëpërmjet mësimit të sotëm: Përemrat pyetës. Për më shumë ndiqni videon 💻📚📖
Klasa e 7 sot ka zhvilluar në lëndën e gjeografisë llojet e shkëmbinjve magmatikë dhe metamorfikë. U diskutuan mënyra si janë krijuar, përbërja, ndryshimi mes shkëmbinjve efuzive dhe intruzivë, përhapja e tyre në rruzullin tokësor. U shpjeguan shkëmbinjtë metamorfikë dhe roli i temperaturës, trysnisë, proceseve atmosferike dhe veprimtarisë së njeriut në to. U përcaktua në hartë edhe shtrirja gjeografike e tyre.
Klasa e V-të në orën e Anglishtes duke diskutuar në lidhje me temën: Countable/Uncountable nouns and Quantifiers.
Nëpërmjet një videocall në whatsapp nxënësit punuan me librin si edhe me materiale ekstra të përgatitura nga mësuesja. Ata praktikuan njohuritë e marra duke zhvilluar ushtrime të ndryshme.
Klasa e V, sot në lëndën e Matematikës🧮 ka zhvilluar temen : Mbledhja dhe zbritja e numrave dhjetorë. 🔢+, -🔢 =
Nxënësit punuan ushtrimet e librit, detyrat në fletoren e klasës dhe bënë ushtrime shtesë nga matematika 5+ .🎉🗒✏🧮🎊👏
Mësimi po vazhdon rregullisht në shkollën “ New York Basic Education”.
Sot në lëndën e Biologjisë, nxënësit e klasës së shtatë u njohën me temën: Ruajtja (konservimi)
Në galerinë e mëposhtme tregohet një pjesë nga zhvillimi i orës mësimore…
Në lëndën e historisë klasa e IX zhvilloi temat: Shqipëria nën pushtimin italian dhe Qëndresa e shqiptare ndaj pushtimit italian. U diskutuan me nxënësit kushtet historike në të cilat ishte Shqipëria, vendosja e administratës shtetërore italiane, si e priti populli shqiptar pushtimin e huaj, zhvillimi i lëvizjes së organizuar, PKSh dhe Balli Kombëtar.























