Java e Matematikës në NYBE

Në kuadër të javës së matematikës, në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe me mësuesen e matematikës në shkollën New York Basic Education u zhvilluan aktivitete të ndryshme, si: pjesëmarrje në olimpiadë, konkurse, etj…
Vlen të spikatet:
1- Pjesëmarrja e nxënësit Henrik Ndoji në Olimpiadën e Parë për Matematikë Kosovë-Shqipëri, KAMO, e cila u zhvillua në Komunën Vushtrri, ku morën pjesë nxënës të klasave VII-IX, nga të gjitha trevat shqiptare.
2- Konkurs me nxënësit e klasës së VII, me temë: “Skuadra më e mirë në matematikë”.
Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit ndanë njohuritë, eksperiencat e tyre me njëri- tjetrin, si dhe dhanë mesazhin që me punë arrihet gjithçka!
Nëse punon fort, ti mund t’ia dalësh! 😄🥇🏆
















