Përgatisim yogurt me fruta!

Një orë ndryshe, plot entuziazëm dhe gëzim për nxënësit e klasës së 4-t të shkollës ” New York Basic Education”, të cilët përgatitën kos dhe sallatë frutash. Ata jo vetëm që u kënaqën me shijen e yogurtit dhe sallatës së përgatitur nga duart e tyre të arta, por mësuan edhe procesin e larjes së frutave me sodë buke, si një mënyrë e sigurt pastrimi. 🧐👌
Mësuan gjithashtu se larmishmëria e mënyrave të gatimit me të njëjtët përbërës na jep larmishmëri produktesh.
Fëmijët dekoruan e zbukuruan pjatat e tyre me frutat, duke i shtuar mjaltin, si një vlerë e shtuar për organizimin e njeriut. Bëje mirë, bëje vetë. 🍓🍎🍊🍌🥝
Na bëftë mirë!😁😋














