Edukojmë, ndërgjegjësojmë dhe frymëzojmë brezin e ri

Edukojmë, ndërgjegjësojmë dhe frymëzojmë brezin e ri mbi botën e bukur të kafshëve, karakteristikat, grupimet, të drejtat dhe mbrojtjen e tyre. Nxënësit e New York Basic Education në bashkëpunim me APR zhvilluan një orë mësimi të veçantë në lëndën Dituri Natyre, pranë Kopshtit Zoologjik.
Dita u pasua me lojëra mësimore dhe aktivitete, ndërsa vogëlushët vizituan dhe kafshët e shpendët e ekspozuara, që nga ariu dhe ujku e deri te struci, skifteri, mjelma etj. Për fëmijët ishte një eksperiencë e paharrueshme dhe dëshirë e madhe për t’u ripërsëritur! 👏👩🏫👫🎒🍀🌳












