12-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e shkollës New York Basic Education zhvilluan një koncert me shumë dashuri me këngë e valle e recitime.
Në këtë aktivitet të bukur ishin të ftuar, shkëlqesia e tij z. Atakan Doğan, atasheu i arsimit të ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Anadolu Agency në Tirana, Erinda Zhupani, zëvendës presidente e fondacionit Maarif për Shqipërinë, Tuba Kakı, administratore e kopshtit Farm Kindergarten me bashkëshortin e saj, si dhe prindër që shijuan nga afër koncertin e bërë me aq shumë përkushtim e dashuri nga fëmijët e New York Basic Education.
Falë përkushtimit të madh të gjithë stafit të shkollës si dhe ideatores së koncertit, mësueses së gjuhës turke, Edlira Shehu, aktiviteti me rastin e pavarësisë së Kosovës emocionoi të gjithë të pranishmit.



























