Dituri Natyre në Kopshtin Zoologjik

Më datën 19 shkurt 2020, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit, nxënësit e ciklit të ulët të shkollës New York Basic Education realizuan një orë mësimi të veçantë në lëndën Dituri Natyre, në hyrje të Kopshtit Zoologjik.
Nxënësit mësuan për karakteristikat dhe grupimet e kafshëve, diskutuan për të drejtat dhe mbrojtjen e tyre. Ata analizuan pse kopshtet zoologjike nuk janë të gjitha njësoj. Në disa kafshët trajtohen më mirë, në të tjera jo mirë (ushqyerja, madhësia dhe vendosja e kafazeve, distanca nga publiku, etj..) janë faktorët që përfaqësojnë përsosmëri në jetesën e kafshëve. Së fundmi, zbuluan se qëllimi kryesor i kopshteve zoologjik është ruajtja dhe mbrojtja e kafshëve.🦉🦇🐦🐒🐯🦊
Në vazhdim nxënësit vizituan kafshët e ekspozuara të Kopshtit Zoologjik. Ata u zbavitën dhe u mahnitën nga gjitarët e mëdhenj si Ariu dhe Ujku, por vëmendjes së tyre nuk i shpëtuan as shpendët e veçantë si struci, skifteri, mjelma etj..
Dita u pasua me lojëra mësimore dhe aktivitete të veçanta. Një eksperiencë e paharrueshme dhe me dëshirë të madhe për t’u ripërsëritur!😊







































