“Pijet me gaz dhe shëndeti i dhëmbëve”

Në shkollën tonë kemi mësuar për ushqimin e shëndetshëm dhe dietat. Kur e bëmë këtë mësuam se sa sheqerna dhe kalori na lejohen çdo ditë. Ne besonim se nxënësit tanë duhet të informoheshin me më shumë njohuri në lidhje me sheqernat dhe rreziqet e konsumit të shumtë të kafeinës ose pijeve energjike dhe atyre të gazuara.
Për këtë më datë 7 Shkurt 2020 në ambientet e New York Basic Education u zhvillua aktiviteti me temë: “Pijet me gaz dhe shëndeti i dhëmbëve”. Nxënësit kishin përgatitur postera dhe fletëpalosje për t’u njohur me efektet e pijeve me gaz, por edhe për ndërgjegjësim në lidhje me ndikimin negativ të tyre në shëndetin tonë.
Për të zbuluar më shumë, ne kishim të ftuar mjeken stomatologe Uarda Tërnova e cila me shumë dashuri ju shpjegoi nxënësve të shkollës sonë pasojat dhe problemet shëndetësore që vinë nga konsumi i pijeve me gaz. Nxënësit morën një informacion të vyer për temën. Ata mësuan si pirja e pijeve me gaz dhe me sheqer të lartë shoqërohet më së shpeshti me mbipeshë, diabet të tipit 2 dhe dëmtim të dhëmbëve. Gjithashtu ata morën këshilla për përkujdesjen orale dhe ta bëjnë këtë me një higjienë të përditshme.
Sot ne besojmë që nxënësit tanë do i thonë JO pijeve me gaz.

















