Ekskursion në Dubrovnik
Në fund të muajit nëntor nxënësit e klasave të 12-a të New York High School kanë zhvilluar një ekskursion në qytetin e Dubrovnikut në Kroaci. Nxënësit u ndalën fillimisht në ishullin e mirënjohur të Shën Stefanit. Më pas u vizitua pjesa e vjetër historike e qytetit të Budvës. Pas mbërritjes dhe akomodimit në destinacion, nxënësit dhe mësuesit që i shoqëronin kaluan një mbrëmje të këndshme duke bërë shëtitje në qytetin e vjetër të Dubrovnikut si dhe përgjatë darkës në shoqerinë e njeri-tjetrit.
Ditën e dytë, u zhvilluan vizita e monumenteve dhe vendeve historike kryesore të Dubrovnikut si Katedralja dhe Thesari, sheshi Loxhia, Portat e qytetit etj. Rruga e kthimit, kaloi mes gjallërisë, humorit e shkëmbimit të përshtypjeve rreth qytetit shumë interesant dhe me histori të gjatë të Dubrovnikut. Në kthim u bë edhe një ndalesë për një darkë në buzë të liqenit piktoresk të Shkodrës. Një ekskursion i veçantë për t’u mbajtur mend.
