2020 Seniors graduation

Bashkë kaluam 3 vite të paharrueshme…
Në bankat e shkollës, në aktivitetet e shumta, në ekskursionet e festat e organizuara..
Të gjithë bashkë drejt një rruge të vetme për një të ardhme më të mirë..
E dje, në ceremoninë që për shkak të pandemisë u realizua në të tilla kushte sipas rregullave të kërkuara, prap jemi bashkë, për t’ju shoqëruar deri në fund në hapin e mbylljes me sukses të gjimnazit në New York High School
Për ju jemi krenarë sepse pavarësisht gjendjes së pandemisë, arritët të dilnit më të mirët edhe në provimet e maturës!
Ju shpërblyet me mesataren 9.6 të notave në MSh, punën e palodhur të mësuesve të dedikuar të New York High School!
Dhe dje festuam në të tilla kushte me ju, duke ju uruar më të mirën në hapin tjetër që do hidhni!
Stafi i shkollës si dhe familja Maarif ju uron shumë suksese!
Sepse bashkë, duke mësuar arrijmë yjet!